Ndërlidhjet

Hong Kongu shënoi ditën më të dhunshme që nga fillimi i trazirave


Protestat në Hong Kong.

Shënimi i 70 vjetorit të sundimit të Partisë Komuniste në Kinë ishte "një nga ditët më të dhunshme dhe kaotike të Hong Kongut", ka thënë shefi i policisë së qytetit.

Një protestues 18-vjeçar u qëllua nga ana e forcave të sigurisë.

Protestuesit, disa të pajisur me bomba benzine dhe predha të tjera – u përleshën me policinë në disa pjesë të Hong Kong-ut.

Rreth 104 persona u dërguan në spital dhe 180 të tjerë u arrestuan.

Shefi i policisë, Stephen Lo, tha se 25 pjesëtarë të policisë u plagosën.

Në Hong Kong tensionet janë të përshkallëzuara tash e sa muaj.

Katër muaj më parë, protestat masive u nxitën nga ndryshimet e propozuara në një projekt-ligj të ekstradimit. Megjithëse projektligji është tërhequr, trazirat kanë vazhduar, duke u zgjeruar me kërkesa për një demokraci më të gjerë.

Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar prej kur kanë nisur protestat.

Hong Kong funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.

XS
SM
MD
LG