Ndërlidhjet

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Trump ka besim në ambasadorin Grenell


Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të besimit të madh që ka tek ai.

Kështu i ka thënë Zërit të Amerikës, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë, dhe përfaqësuesi të aftë, pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.

Zyrtari amerikan, i tha më tutje Zërit të Amerikës, se përderisa Kosova pritet të ketë së shpejti qeveri të re, emërimi i Grenell, nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut.

Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell për të përfaqësuar presidentin Trump në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është mirëpritur nga udhëheqësit e Kosovës, ndërkaq presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur emërimin e tij si lajm befasues.

Bashkimi Evropian, pas këtij emërimi, ka ritheksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për çështjen e dialogut dhe në përgjithësi Ballkanin Perëndimor.

XS
SM
MD
LG