Ndërlidhjet

SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet bërthamore


Foto nga arkivi

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore kanë arritur në Suedi të shtunën për të rinisur bisedimet bërthamore me shpresën për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Samiti i fundit midis presidentit Trump dhe liderit Kim Jong-un përfundoi pa marrëveshje. Që nga atëherë, nuk është shënuar progres edhe pse të dyja palët u deklarun të gatshme për vazhdimin e negociatave.

Bisedimet e reja vijnë disa ditë pas testimit të një rakete nga Korea Veriore. Raketa u lëshua afër detit ku kishte mundësi që të kalonte territorin e Koresë Veriore.

Korea Veriore e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Bisedimet po zhvillohen në ishullin Lidingo, në periferi të Stokholmit, ku pritet të takohen Përfaësuesi Special i SHBA-së, Stephen Bjegun dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Myong Gil.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka rënie të besimit dhe mbështetjes nga populli, pas nisjes së procedurave të shkarkimit që lidhen me telefonatën e zhvilluar në mes Trumpit dhe presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyi, në të cilën kërkohen hetime ndaj ish zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij.

XS
SM
MD
LG