Ndërlidhjet

Operacioni turk: Rritet numri i viktimave dhe të zhvendosurve

Tel Abyad, Siri
Tel Abyad, Siri

Numri i viktimave në operacionin e Turqisë në veri të Sirisë po rritet.

Së paku 11 civilë u vranë, ashtu si edhe dhjetëra luftëtarë kurdë, tha organizata monitoruese Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Ushtria turke raportoi për vdekjen e një ushtari të saj. Mijëra njerëz, ndërkaq, kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Sipas organizatës së ndihmës Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, rreth 64,000 vetë tashmë janë zhvendosur.

Grupet e ndihmës thonë se rreth 450,000 mund të detyrohen të lëvizin.

Turqia ka nisur të mërkurën operacionin ushtarak kundër kurdëve në veri të Sirisë, për të eliminuar, siç ka thënë, “terrorin” përgjatë kufijve të saj.

Operacioni ka nisur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga zona.

Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonominë kurde brenda Turqisë për tri dekada me radhë.

Ikja e civilëve nga veriu i Sirisë

Qytetarët largohen nga qyteti kurd sirian i Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë në kufi me Turqinë.
1/13 Qytetarët largohen nga qyteti kurd sirian i Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë në kufi me Turqinë.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Disa civilë duke u larguar nga rajoni në të cilin forcat turke nisën bombardimet në përpjekje për të krijuar një zonë të sigurisë në të cilën më pas do të ktheheshin miliona migrantë sirianë që gjenden në Turqi. 
2/13 Disa civilë duke u larguar nga rajoni në të cilin forcat turke nisën bombardimet në përpjekje për të krijuar një zonë të sigurisë në të cilën më pas do të ktheheshin miliona migrantë sirianë që gjenden në Turqi. 
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Turqia nisi një sulm të gjerë në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri, duke i hapur rrugën një pushtimi pas tërheqjes së trupave amerikane. Luftëtarët kurdë kanë luftuar bashkë me SHBA-në kundër grupit ekstremist Shteti Islamik. Mirëpo Turqia i konsideron këto grupe kurde si terroristë.
3/13 Turqia nisi një sulm të gjerë në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri, duke i hapur rrugën një pushtimi pas tërheqjes së trupave amerikane. Luftëtarët kurdë kanë luftuar bashkë me SHBA-në kundër grupit ekstremist Shteti Islamik. Mirëpo Turqia i konsideron këto grupe kurde si terroristë.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Dy banorë ikin me një motoçikletë nga qyteti sirian Ras Al-ain.
4/13 Dy banorë ikin me një motoçikletë nga qyteti sirian Ras Al-ain.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Tymi në objekte gjatë bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain në provincën Hasakeh përgjatë kufirit turk.
5/13 Tymi në objekte gjatë bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain në provincën Hasakeh përgjatë kufirit turk.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Banorët e rajonit gjejnë mënyra të ndryshme për të ikur nga konflikti. 
6/13 Banorët e rajonit gjejnë mënyra të ndryshme për të ikur nga konflikti. 
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Një grua ecën derisa në prapavijë shihet tymi pas bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e sulmit më 9 tetor, duke e emëruar atë &quot;Operacionin Pranvera e Paqes&quot;.<br />
&nbsp;
7/13 Një grua ecën derisa në prapavijë shihet tymi pas bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e sulmit më 9 tetor, duke e emëruar atë "Operacionin Pranvera e Paqes".
 
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Bombardimet nga ajri nuk janë ndalur që nga fillimi i tyre më 9 tetor.&nbsp;Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t&rsquo;i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke.
8/13 Bombardimet nga ajri nuk janë ndalur që nga fillimi i tyre më 9 tetor. Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t’i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Derisa civilët vazhdojnë të ikin nga rajoni,&nbsp;Bashkimi Evropian ka thënë se ka pak gjasë që e ashtuquajtura &ldquo;zonë e sigurt&rdquo; mund të përmbushë kriteret ndërkombëtare për kthim të refugjatëve
9/13 Derisa civilët vazhdojnë të ikin nga rajoni, Bashkimi Evropian ka thënë se ka pak gjasë që e ashtuquajtura “zonë e sigurt” mund të përmbushë kriteret ndërkombëtare për kthim të refugjatëve
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Një familje duke u larguar nga zona e konfliktit.&nbsp;SHBA-ja e ka mohuar që i kanë dhënë Turqisë &ldquo;ditën e gjelbër&rdquo; për ofensivën e saj në Siri<b>.&nbsp;</b>
10/13 Një familje duke u larguar nga zona e konfliktit. SHBA-ja e ka mohuar që i kanë dhënë Turqisë “ditën e gjelbër” për ofensivën e saj në Siri
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Një grua me fëmijët e saj duke u larguar nga zona.&nbsp;
11/13 Një grua me fëmijët e saj duke u larguar nga zona. 
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Një grua duke ikur nga qyteti&nbsp;Ras al-Ain.&nbsp;
12/13 Një grua duke ikur nga qyteti Ras al-Ain. 
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka thënë se ofensiva mund të ndikojë në zhvendosje të 300,000 personave nga shtëpitë e tyre.
13/13 Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka thënë se ofensiva mund të ndikojë në zhvendosje të 300,000 personave nga shtëpitë e tyre.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Previous slide
Next slide

Këto milici, që kanë qenë aleate të forcave amerikane në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, e mohojnë çdo lidhje të drejtpërdrejtë organizative me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Një grup prej 29 republikanësh në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA hartoi një legjislacion për sanksione kundër Ankarasë.

"Nëse Turqia dëshiron të trajtohet si aleate, ajo duhet të fillojë të sillet si e tillë", tha kongresistja Liz Cheney.

Presidenti Trump e mbrojti vendimin e tij për tërheqje të trupave nga Siria, duke thënë në një rast se kurdët “nuk na kanë ndihmuar neve në Luftën e Dytë Botërore”.

Por, ai mori një qëndrim më të ashpër ndaj ofensivës së Turqisë, për shkak të kritikave në SHBA dhe jashtë saj.

Trump tha se sanksionet mund të ndërmerren nëse operacioni i Turqisë “nuk është njerëzor”.

Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se vija e kuqe nënkupton “spastrim etnik, sulme ajrore, me artileri dhe të tjera kundër popullatës civile”.

Të enjten, në një postim në Twitter, Trump tha se SHBA-ja ka pasur tri zgjedhje: të dërgojë mijëra trupa (në Siri) dhe të fitojë ushtarakisht, të godasë rëndë Turqinë me sanksione ose të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Turqisë dhe kurdëve.

“Shpresoj të jetë kjo e fundit”, u tha më pas Trump gazetarëve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim "të eliminojë terrorin" përgjatë kufijve të Turqisë.

“Që nga fillimi i operacionit, 109 terroristë janë vrarë”, tha Erdogan duke iu referuar luftëtarëve kurdë.

Më herët, ai ka thënë se dëshiron të krijojë një “zonë të sigurt” atje, ku edhe do të dërgonte miliona refugjatë sirianë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se, në një takim me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar vetëpërmbajtje.

"E kam thënë se pres nga Turqia të tregojë përmbajtje dhe të sigurojë se veprimet e saj në veri të Sirisë janë të matura dhe proporcionale dhe shmangin më shumë vuajtje të njerëzve”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është thellësisht i shqetësuar nga rritja e dhunës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi të enjten për situatën në Siri, me kërkesën e pesë anëtareve të Bashkimit Evropian - Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe Polonisë - të cilat kërkojnë që Turqia të ndalojë ofensivën e saj ushtarake.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG