Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan më 17 tetor 2019 Ankara.
Lajmin e bëri të ditur nënpresidenti amerikan Mike Pence, i cili tha se marrëveshja u arrit pas pesë orë bisedimesh me presidentin turk, Reccep Tayyp Erdogan, në Ankara.
“Turqia është pajtuar që të pezullojë operacionin për 120 orë, në mënyrë që lejojë tërheqjen e forcave kurde”, deklaroi Pence.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar me forcat kurde për tërheqje nga zona kufitare.
Pence tha se Turqia dhe SHBA-ja janë pajtuar për “qëllimin e përbashkët për të shkatërruar grupin militant Shteti Islamik".
Forcat e udhëhequra nga kurdët kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.
Të dyja vendet janë pajtuar për një rezolutë paqësore për zonën e sigurt në veri të Sirisë, tha nënpresidenti Pence.
Ikja e civilëve nga veriu i Sirisë
1/13Qytetarët largohen nga qyteti kurd sirian i Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë në kufi me Turqinë.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
2/13Disa civilë duke u larguar nga rajoni në të cilin forcat turke nisën bombardimet në përpjekje për të krijuar një zonë të sigurisë në të cilën më pas do të ktheheshin miliona migrantë sirianë që gjenden në Turqi.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
3/13Turqia nisi një sulm të gjerë në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri, duke i hapur rrugën një pushtimi pas tërheqjes së trupave amerikane. Luftëtarët kurdë kanë luftuar bashkë me SHBA-në kundër grupit ekstremist Shteti Islamik. Mirëpo Turqia i konsideron këto grupe kurde si terroristë.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
4/13Dy banorë ikin me një motoçikletë nga qyteti sirian Ras Al-ain.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
5/13Tymi në objekte gjatë bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain në provincën Hasakeh përgjatë kufirit turk.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
6/13Banorët e rajonit gjejnë mënyra të ndryshme për të ikur nga konflikti.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
7/13Një grua ecën derisa në prapavijë shihet tymi pas bombardimeve turke në qytetin verilindor të Sirisë Ras al-Ain. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e sulmit më 9 tetor, duke e emëruar atë "Operacionin Pranvera e Paqes".
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
8/13Bombardimet nga ajri nuk janë ndalur që nga fillimi i tyre më 9 tetor. Forcat kurde në anën tjetër janë zotuar se do t’i rezistojnë ofensivës dhe kanë nisur të përleshen me trupat turke.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
9/13Derisa civilët vazhdojnë të ikin nga rajoni, Bashkimi Evropian ka thënë se ka pak gjasë që e ashtuquajtura “zonë e sigurt” mund të përmbushë kriteret ndërkombëtare për kthim të refugjatëve
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
10/13Një familje duke u larguar nga zona e konfliktit. SHBA-ja e ka mohuar që i kanë dhënë Turqisë “ditën e gjelbër” për ofensivën e saj në Siri.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
11/13Një grua me fëmijët e saj duke u larguar nga zona.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
12/13Një grua duke ikur nga qyteti Ras al-Ain.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
13/13Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka thënë se ofensiva mund të ndikojë në zhvendosje të 300,000 personave nga shtëpitë e tyre.
Civilët po largohen nga qyteti sirian Ras al-Ain në provincën Hasakeh në veri të Sirisë pasi Turqia nisi një ofensivë ushtarake ndaj pozicioneve kurde në atë pjesë të vendit, pavarësisht kundërshtimit nga bashkësia ndërkombëtare. Turqia e mori vendimin pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqnin trupat e saj nga veriu i Sirisë.
Previous slide
Next slide
Krijimi i kësaj zone ka qenë edhe arsyetimi i Turqisë kur e filloi, nëntë ditë më parë ofensivën në veri të Sirisë. Ankaraja tha se synon t'i dëbojë luftëtarët kurdë në atë rajon, të cilët i konsideron si terroristë, dhe të mundësojë kthimin e miliona refugjatëve sirianë që gjenden në territorin turk.
Para konferencës për media të nënpresidentit Pence nga Turqia, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar marrëveshje me Turqinë sa i përket armëpushimit në veri të Sirisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka falenderuar presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, duke thënë se miliona jetë janë shpëtuar.
“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit president Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!”, ka shkruar Trump.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hulusi Akar, deklaroi se SHBA-ja dhe Turqia janë pajtuar që të shkatërrohen pozicionet e kurdëve. Ai tha se operacioni vetëm do të pezullohet për të mundësuar largimin e "terroristëve" nga rajoni.
Turqia e filloi ofensivën në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i vendit, të cilat bashkë me forcat kurde, kishin luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik.
Pasi vendosi të tërhiqet, SHBA-ja i bëri thirrje Turqisë të ketë kujdes me veprimet e saj.
Por, presidenti Erdogan i injoronte thirrjet e vazhdueshme amerikane dhe të Bashkimit Evropian për të ndalur operacionin.
E, shqetësimet ndërkombëtare u rritën për shkak të mundësisë së një krize të re humanitare dhe ringjalljen e grupit militant ekstremist, Shteti Islamik.