Ndërlidhjet

Zaev propozon zgjedhje të parakohshme


Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, pas dështimit për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Në paraqitjen e parë para mediave pas Samitit në Bruksel, Zaev tha se është i zemëruar me vendimin negativ të krerëve evropianë, të cilët siç tha, nuk mbajtën premtimin e dhënë.

"Ne kryem obligimet tona, por jo edhe ata. Ne jemi viktimë të gabimit historik që tek ne ka shkaktuar dëshpërim të madh. Ky gabim i Unionit (Bashkimit Evropian) është gabim i madh", tha Zaev duke shtuar se megjithëkëtë dështim ai merr përgjegjësinë andaj edhe propozon mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Propozoj zgjedhje ta parakohshme, sa më shpejt në të cilat qytetarët do të sjellin vendimin dhe konfirmimin për rrugën e vendit tonë. Zgjedhjet do t;i propozoj në takimin e së dielës të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski", ka deklaruar Zaev.

DASH: Të zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Evropian për Shkupin dhe Tiranën

Ai ka falenderuar liderët evropianë që mbështeten Maqedoninë e Veriut për marrjen e datës, por vendimi negativ tha se është pasojë e çështjeve të pazgjidhura brenda BE-së. Kreu i qeverisë aktuale tha se beson që qytetarët në zgjedhje do t'i japin mbështje politikave të deritanishme të integrimit, reformave, zhvillimit ekonomik dhe perpsektivës së vendit.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG