Ndërlidhjet

Eksploruesit gjejnë dy anije të fundosura japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore


Flamuri japonez, ilustrim.

Eksploruesit e detit kanë gjetur dy anije japoneze, të cilat janë fundosur në një betejë në Luftën e Dytë Botërore.

Këto janë vetëm dy prej shtatë anijeve që janë fundosur gjatë betejës që është zhvilluar në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë më 1942.

Njëra anije, Kaga, është zbuluar javën e kaluar, derisa mbetjet e tjetrës, Akagi, janë gjetur të dielën.

Të dyja anijet janë gjetur rreth 5,490 metra në thellësi të detit, brenda hapësirës me të madhe të konservuar detare në botë, Papahanaumokuakea.

Në zonën ky janë gjetur anijet është një grup i ishujve në veri të Oqeanit Paqësor, të cilët janë shfrytëzuar nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Japonia pati planifikuar që të fitojë kontrollin e tyre, mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë fituar informacion paraprakisht.

Kur trupat japoneze kanë arritur në këta ishuj më 4 qershor të vitit 1942 gati për të sulmuar, trupat amerikane kanë qenë duke i pritur aty.

Më shumë se 2,000 japonezë dhe 300 amerikanë janë vrarë në këtë betejë.

Përveç kësaj, aty janë fundosuar shtatë anije, katër prej të cilave kanë qenë japoneze.

Deri më tash vetëm një tjetër anije është gjetur, transportuesja amerikane, USS Yorktown, më 1998.

XS
SM
MD
LG