Ndërlidhjet

Dy politikanë në Mal të Zi apelojnë dënimet për puç


Avokatët, Dushan Radosavljeviq dhe Miroje Jovanoviq para gjykatës në Podgoricë.
Avokatët, Dushan Radosavljeviq dhe Miroje Jovanoviq para gjykatës në Podgoricë.

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët pro-rusë të opozitës, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentimet e dështuara për puç.

Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre.

Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezheviqit dhe Mandiqit kanë qenë të motivuara politikisht.

Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

Dënime shumëvjeçare për “puçistët” në Mal të Zi

XS
SM
MD
LG