Ndërlidhjet

Rrjeti i shpërbërë rus ka synuar kryerjen e sulmeve kibernetike në Çeki


Ilustrim.

Udhëheqësi i shërbimit çek të kundërzbulimit, Michal Koudelka ka thënë se rrjeti i spiunimit rus, të cilin e ka shpërbërë agjencia e Çekisë vitin e kaluar, ka pasur synim që të kryejë sulme kibernetike kundër Republikës Çeke dhe aleatëve të saj të huaj.

Koudelka ka thënë në një konferencë në ambientet e parlamentit se Shërbimi Informativ i Sigurisë ka bashkëpunuar me njësitë e policisë kundër krimit të organizuar për të paralizuar plotësisht këtë rrjet.

“Rrjeti është shpërbërë plotësisht”, ka thënë ai, bazuar në raportimet e Agjencisë Çeke të Lajmeve (CTK).

Rrjeti është thënë të jetë formuar për të kryer sulme ndaj disa shënjestrave në Republikën Çeke dhe shtete tjera partnere, ka thënë Koudelka.

Shërbimi Sekret i Rusisë (FSB), i mbështetur nga Ambasada ruse në Pragë, dyshohet se ka qenë të krye të tentimeve.

“Rrjeti është krijuar nga njerëz me lidhje nga shërbimet ruse të inteligjencës dhe është financuar nga Rusia apo Ambasada Ruse”, ka thënë Koudelka.

Ai po ashtu ka thënë se shërbimet ruse dhe ato kineze të spiunimit janë kërcënimet më të mëdha për Çekinë.

Agjencia çeke e inteligjencës, NUKIB, ka thënë muajin e kaluar se Rusia dhe Kina përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë kibernetike në Republikën Çeke.

Ai po ashtu është thënë se Kina ka qenë mbrapa një sulmi kibernetik në një institucion qeveritar çek vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG