Ndërlidhjet

Nick Giacobbe emërohet zëvendës-ambasador i SHBA-së në Kosovë


Flamuri amerikan.
Flamuri amerikan.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka njoftuar se Nick Giacobbe është emëruar zëvendës-ambasador në Kosovë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter, Kosnett ka thënë se është i gëzuar për prezantimin e zëvendësit të ri.

“Nick është një diplomat i mençur dhe me përvojë, i cili bashkë me gruan e tij Cory është duke njohur shtetin dhe duke kontribuuar në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Kosnett.

Philip Kosnett është emëruar në pozitën e ambasadorit në Kosovë në korrik të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG