Ndërlidhjet

Liderët e BE-së kritikojnë mossuksesin e bllokut me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Udhëheqës të Bashkimit Evropian kritikuan vendimin e bllokut për t'iu mos ofruar datë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

"Për mendimin tim, ky ka qenë gabim", tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një seancë të Parlamentit Evropian të martën në Strasburg.

"Tani vetëm mund të shpresoj se udhëheqësit do të nxjerrin përfundimet e duhura kur të diskutojnë procesin e pranimit, para samitit në Zagreb, që do të mbahet në maj të vitit 2020", tha Tusk.

Liderët e vendeve të BE-së nuk arritën të marrin një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një samit që u zhvillua javën e kaluar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thuhet se ka bllokuar vendimin, duke kërkuar fillimisht reformim të BE-së.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha të martën se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur të drejtë t'i nisin negociatat me BE-në dhe se kanë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim.

Juncker tha se moshapja e negociatave ishte gabim i rëndë, sepse i godet këto dy vende "në zemrat e tyre".

"Është gabim i rëndë edhe për faktin se krjon përshtypjen se ju bëni premtime, nuk i realizoni ato dhe askush në botë nuk do të na respektojë", tha Juncker.

Pas mungesës së vendimit pozitiv nga BE-ja, Maqedonia e Veriut shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Lexoni edhe këtë

Hahn paralajmëron pasoja nëse s'ka vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG