Ndërlidhjet

Stoltenberg: Kohë të vështira për kontrollin e armëve


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se regjimet e kontrollit të armëve duhet të përshtaten me "realitetet e reja" për të mbetur efektive.

"Këto janë kohë të vështira për kontrollin e armëve", tha Stoltenberg në një konferencë të NATO-s në Bruksel, në lidhje me këtë çështje.

"Regjimi global i kontrollit të armëve që na ka shërbyer aq mirë po shkatërrohet", tha Stoltenberg.

Ai theksoi se aleanca ushtarake perëndimore është e përkushtuar për kontrollin e armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen bërthamore.

Konferenca vjen disa muaj pasi Uashingtoni është tërhequr nga Traktati për Armë Bërthamore, pas akuzave që i ka bërë Moskës për zhvillim të armëve në kundërshtim me këtë marrëveshje, që daton nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Moska më vonë veproi njëjtë, dhe u tërhoq po ashtu nga Traktati.

Stoltenberg akuzoi edhe Korenë Veriore e Iranin për “injorim apo shkelje të rregullave globale si dhe shpërndarje të tekonologjisë së rrezikshme dhe raketave në gjithë botën”.

Stoltenberg shtoi se “rritja e Kinës” ndikon në regjimin aktual të kontrollit të armëve, pasi ky shtet aktualisht ka buxhetin e dytë më të madh në botë për mbrojtje pas Shteteve të Bashkuara.

NATO-ja duhet “të jetë e bashkuar dhe të reflektojë mbi këto realitete”, tha mes tjerash Stoltenberg.

XS
SM
MD
LG