Ndërlidhjet

Trump konfirmon se SHBA-ja do të largohet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të largohen definitivisht nga Marrvëveshja e Parisit për Klimën.

Ai e ka bërë këtë njoftim në një konferencë për energji në Pitsburg.

Trump e ka përshkruar marrëveshjen si të keqe dhe ka thënë se politikat e tij pro-karburanteve i kanë kthyer Shtetet e Bashkuara në superfuqi.

Periudha më e hershme kur do të fillojë procesi i largimit të SHBA-së nga kjo marrëveshje është 4 nëntori.

Largimi do të nisë së zbatuari një vit më vonë, përkatësisht një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 2020.

Marrëveshja e Parisit për Klimën ka mbledhur bashkë 195 kombe, në betejë kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja është përkushtuar për të ulur nivelin e gazrave serrë në 28 për qind deri në 2025.

Presidenti Trump ka thënë se nuk ka arritur të përmirësojë marrëveshjen, ndonëse burime diplomatike kanë thënë se ai nuk ka bërë tentime për rinegociim.

Ndërkohë Trump ka premtuar se do ta kthejë SHBA-në në superfuqi të energjisë andaj është duke tentuar të shfuqizojë një varg legjislacionesh për ndotje, në mënyrë që të ulë shpenzimet për prodhim të gazit, naftës dhe thëngjillit.

Ai ka konsideruar planet e ish-presidentit amerikan, Barack Obama për ambientin, si luftë ndaj energjisë së SHBA-së.

XS
SM
MD
LG