Ndërlidhjet

Treni i parë kinez i mallrave arrin pas një muaji udhëtim në Beograd


Treni kinez i mallrave që ka arritur nga Kina në Beograd.

Një tren kinez i mallrave ka arritur të enjten në Kinë për të inauguruar linjën e re hekurudhore për trena të mallrave në mes të Kinës dhe Serbisë.

Transporti hekurudhor është një prej pikave kyçe në Iniciativën globale kineze, Brezi dhe Rruga.

Linja e shpejtë hekurudhore nga Beogradi në Budapest është pjesë e Korridorit Hekurudhor të 10-të, projekt që përfshin edhe Serbinë në Iniciativën kineze.

“Ne nuk do të ishim në gjendje të bënim këtë punë pa miqtë tanë kinezë. Kompanitë kineze janë aktive në ndërtimin e të gjitha pjesëve të shtetit tonë”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ceremoninë hapëse të stacionit të trenit, Beogradi i Ri.

Trenit të mallrave i është dashur një muaj për të kaluar 10,500 kilometra nga qyteti kinez, Jinan për në kryeqytetin serb.

Treni ka dërguar në Serbi më shumë se 500 tonë pajisje për ndërtim, të cilat do të përdoren nga kompanitë kineze për ndërtim të linjës së shpejtë hekururodhore në mes të Beogradit dhe kryeqytetit hungarez, Budapestit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Serbisë ka thënë së fundmi për Radion Evropa e lirë se frekuenca e linjës në mes të Kinës dhe Serbisë do të varet nga interesi i kompanive kineze që veprojnë në Serbi dhe kompanive serbe që veprojnë në Kinë.

Vlera e kontratës për modernizimin e linjës së shpejtë hekururdhore është 350 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG