Ndërlidhjet

Demokratët shpallin fitoren në Kentaki dhe Virxhinia


Flamuri amerikan

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë korrur sukses në zgjedhjet e nivelit shtetëror. Demokrati, Andy Beshear, pretendoi fitoren në zgjedhjet për guvernator të Kentakit, pas një gare të ngushtë, në shtetin me prirje kryesisht konservatore.

Ndërkohë, demokratët morën kontrollin e plotë të organit legjislativ në Virxhinia, për herë të parë në mbi 20 vjet.

Rezultatet janë duke u parë si një matës i gjendjes politike, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, republikanët mbajtën pushtetin në votimin për guvernatorin e Misisipit, pas një gare të ngushtë me demokratët.

Në Kentaki, Beshear pretendoi fitoren ndaj guvernatorit aktual, republikanit Matt Bevin, pasi rezultatet përfundimtare i dhanë një epërsi prej 0.4%.

Bevin, 52 vjeç, ka thënë se nuk do të pranojë rezultatin, duke përmendur disa "parregullsi" të papërcaktuara.

Sidoqoftë, demokrati Beshear, një avokat 41-vjeçar, babai i të cilit ishte ish-guvernator i shtetit, tha: "Ne do të jemi gati për ditën e parë në detyrë, dhe unë mezi po e pres atë".

Në një fjalim para mijëra mbështetësve, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Beshear ishte "shumë ekstrem dhe shumë i rrezikshëm" për të qeverisur shtetin e Kentakit.

XS
SM
MD
LG