Ndërlidhjet

Shpend Maxhuni jep dorëheqje nga pozita e shefit të AKI-së


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (djathtas), ish-drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (djathtas), ish-drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Haradinaj ka thënë se ka falënderuar Maxhunin për bashkëpunimin derisa për kontributin në obligimet shtetërore e ka dekoruar me Medaljen e Skënderbeut, për siç ka thënë ai, motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka thënë Haradinaj në një postim në rrjetin social, Facebook.

Maxhuni ishte emëruar në këtë pozitë në prill të vitit të kaluar.

Para kësaj pozite ai ka qenë Drejtor i Policisë së Kosovës.

Maxhuni ishte emëruar në këtë pozitë pasi Driton Gashi, drejtori i AKI-së atëbotë, kishte ofruar dorëheqjen e kërkuar nga kryeministri në largim Haradinaj, pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

XS
SM
MD
LG