Ndërlidhjet

Paralajmërime të reja për zjarret në Australi


Pamje nga Uellsi i Ri Jugor.
Pamje nga Uellsi i Ri Jugor.

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha në dy shtete, Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland do të vazhdojnë të përbëjnë kërcënim, pavarësisht pse intensiteti i kushteve “katastrofike” është duke u ulur.

Rreth 150 zjarre janë ende aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland.

Më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar apo dëmtuar në Uellsin e Ri Jugor, mirëpo askush nuk ka humbur jetën, kanë thënë zyrtarët.

Të mërkurën, zjarret kanë nxitur gjendje të re emergjente.

“Këto kushte janë edhe më shqetësuese për ne”, ka thënë kryetarja e Kuinsllandit, Annastacia Palaszczuk.

Qeveria e Australisë shumë shpesh ka anashkaluar pyetjet nëse ndryshimet klimatike u kanë kontribuuar zjarreve.

Mirëpo, shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatike.

XS
SM
MD
LG