Ndërlidhjet

Uber humb licensën për të vepruar në Londër


Ilustrim.
Ilustrim.

Kompanisë Uber nuk i është siguruar licensa e re për të vepruar në Londër, ka thënë rregullatori i transportit në këtë qytet, Transporti për Londrën.

Ky rregullator ka thënë se aplikacioni për taksitë nuk “është adekuat” për të fituar licensën, pavarësisht ndryshimeve të mëdha pozitive që ka bërë kohën e fundit.

Uber fillimisht ka humbur licensën më 2017 për shkak të shqetësimeve për sigurinë, mirëpo më pas i ishte zgjatur leja edhe për 15 muaj tjerë.

Kompania ka thënë se do ta apelojë këtë vendim, si dhe do të veprojë derisa të merret vendimi i ri.

Kjo kompani është përballur me rezistencë nga rregullatorët dhe kompanitë shërbyese të taksive në një numër shtetesh për shkaqe të sigurisë.

Rreth 45,000 drejtuesh makinash punojnë për Uberin në Londër, prandaj nëse licensa e kësaj kompanie refuzohet përfundimisht, të gjithë këta persona mund të mbesin pa punë.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka përshëndetur vendimin e marrë për Uberin.

XS
SM
MD
LG