Ndërlidhjet

Kosova ndihmon Shqipërinë

Afaristët dhe qytetarët nga Kosova në forma të ndryshme po organizohen për të ndihmuar njerëzit dhe zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Klubi i Prodhuesve nga Kosova ka njoftuar se ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit në Shqipëri. Solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë po manifestohet në forma të ndryshme. Ndërkohë, ka dy ditë që në qendër të Prishtinës, nën organizimin e organizatave e grupeve të ndryshme, qytetarët po grumbullojnë ndihma nga më të ndryshmet, të cilat më pas në forma të organizuara dërgohen për në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG