Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian miraton përbërjen e Komisionit Evropian


Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian miratoi përbërjen e re të Komisionit Evropian të udhëhequr nga, Ursula Von der Leyen.

Votimi i hap rrugë ekzekutivit të BE-së, për të filluar mandatin e tij pesë-vjeçar, më 1 dhjetor.

Pro përbërjes së re të KE-së votuan 461 eurodeputetë, 157 ishin kundër, ndërkaq 89 abstenuan.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian, foli edhe për Ballkanin Perëndimor.

"Ne duhet t'u demostrojmë miqve në Ballkanin Perëndimor, se në ndajmë kontinentin, historinë dhe kulturën e njëjtë dhe ne do të ndajmë të ardhmen e njëjtë. Dyert tona mbesin të hapura”, tha von der Leyen.

Komisioni i ri ishte dashur të fillonte mandatin e tij më 1 nëntor, por Parlamenti Evropian refuzoi tre kandidatë për komisionarë, duke nxitur një vonesë prej një muaj.

Ursula Von der Leyen, një ish-ministre gjermane e Mbrojtjes e zgjedhur nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor, do të jetë gruaja e parë që drejton Komisionin Evropian. Dymbëdhjetë nga 27 anëtarët do të jenë gra. Ky është numri më i madh ndonjeherë i grave në përbërjen e KE-së.

Megjithë miratimin e parlamentit, dyshimet vazhdojnë të ekzistojnë mbi Komisionin e ri, për shkak të mungesës së një komisionari britanik.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka pranuar të plotësojë vendin e Britanisë në Komision, duke thënë se ai nuk mund të bëjë një emërim, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.

Britania ka vendosur që të largohet largohet nga BE-ja më 31 janar 2020, por disa zyrtarë ligjor të Brukselit janë të brengosur se direktivat e BE-së mund të sfidohen ligjërisht nëse Komisioni Evropian nuk vepron në përbërje të plotë prej 28 anëtarësh.

XS
SM
MD
LG