Ndërlidhjet

Të dyshuarit në rastin e vrasjes së gazetares malteze nuk i jepet imunitet


Daphne Caruana Galizia

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se i dyshuari në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia nuk do të ketë imunitet, në këmbim të dhënies së informacioneve për rastin.

Biznesmeni i dyshuar, Yorgen Fenech, kërkoi që të falet nga presidenti.

Caruana Galizia, gazetare hulumtuese, është vrarë në një sulm me makinë në tetor të vitit 2017, pasi ka shkruar një seri blogesh për korrupsionin.

Muscat është nën presion në rritje për të dhënë dorëheqje në lidhje me rastin.

Fenech u arrestua javën e kaluar gjatë një bastisjeje dramatike në jahtin e tij.

Caruana Galizia ka shkruar se një kompani e quajtur 17 Black, të cilën e posedon Fenech, ka pasur lidhje me politikanë të nivelit të lartë.

Deri më tash, tre persona janë akuzuar për vrasjen e gazetares.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG