Ndërlidhjet

Vritet i dyshuari për "incidentin terrorist" në Londër


Londër, 29 nëntor 2019.
Londër, 29 nëntor 2019.

Disa njerëz u theren me thikë, ndërsa një u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës.

Policia Metropolitane e shpalli sulmin "incident terrorist".

I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjajres, besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia.

Një gazetar i BBC-së tha se ka parë një grindje në urë dhe disa njerëz duke sulmuar një tjetër.

Policia më pas arriti shpejt në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

Policia i këshilloi njerëzit pranë vendit të ngjarjes që t'i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është "shumë e shqetësuar" për incidentin.

XS
SM
MD
LG