Ndërlidhjet

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë


Zelimkhan Khangoshvili u vra në Berlin më 23 gusht.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se ka dëbuar dy diplomattë rusë, pasi prokurorët gjermanë thanë se dyshojnë për përfshirjen e Moskës në vrasjen e një shtetasi gjeorgjian në Berlin.

Ministria tha se dëbimi vjen pasi autoritetet ruse nuk u janë përgjigjur kërkesave të vazhdueshme për të ndihmuar në ndriçimin e vrasjes së Zelimkhan Khangoshvilit, në muajin gusht.

Khangoshvili, 40 vjeç, ka luftuar më herët së bashku me separatistët në rajonin rus të Çeçenisë.

Një shtetas rus, i dyshuar për kryerjen e vrasjes, u arrestua shumë shpejt pas aktit.

Prokurorët federalë të Gjermanisë thonë tani se kanë mbledhur disa prova që sugjerojnë përfshirjen e Qeverisë ruse ose të Republikës Çeçene në këtë rast.

Ministria e Jashtme gjermane i identifikoi diplomatët e dëbuar vetëm si punonjës në Ambasadën e Rusisë në Berlin, por nuk dha detaje të tjera.

Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi ashpër ndaj këtij lajmi, duke thënë se dëbimet janë "të pabaza dhe jomiqësore" dhe se Moska "do të duhet të ndërmarrë një sërë masash si përgjigje".

XS
SM
MD
LG