Ndërlidhjet

Policia kërkon trupat e vdekur në Zelandë të Re pas shpërthimit të vullkanit


Pamje nga shpërthimi i vullkanit të hënën.

Zyrtarët policorë në Zelandën e Re kanë thënë se planifikojnë të kërkojnë trupat e disa njerëzve në Ishullin e Bardhë, në të cilin një shpërthim vullkanik ka lënë të paktën 8 persona të vdekur të hënën.

Ekipet e shpëtimit do të shkojnë në këtë zonë, pavarësisht rrezikut të ndonjë shpërthimi tjetër, ka thënë policia.

“E sotmja është më pak e sigurt se e djeshmja dhe dita para saj”, ka thënë eksperti për vullkane, Graham Leonard.

Trupat e të paktën tetë personave besohet se kanë mbetur në këtë ishull, pas shpërthimit të së hënës dhe supozohet se të gjithë janë të vdekur.

GeoNet, faqe e besueshme e Zelandës së Re për gjeologji ka thënë të enjten se në 24 orët e ardhshme rreziku i një shpërthimi të ri është 50-60 për qind.

Mirëpo familjet e viktimave janë tejet të shqetësuara për nxjerrjen e trupave.

“Ne jemi duke jetuar me një ndjenjë të dëshpërimit në rritje për të kthyer në shtëpi ata që e dimë se janë aty”, u ka thënë kryetarja Judy Turner gazetarëve.

“Zemërimi i këtyre familjeve të prekura është plotësisht i kuptueshëm”, është shprehur mes tjerash ajo.

XS
SM
MD
LG