Ndërlidhjet

Autobusi përfshihet nga flakët, 13 të vdekur në Pakistan


Pakistan

Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u pwrfshi nga flakwt, në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Kan Mehtarzai.

Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë.

Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave janë vështirë të identifikueshëm.

Muhammad Hashim, zyrtar i policisë, tha se viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë.

Po sipas autoriteteve, nafta në kamion po kontrabandohej nga Irani fqinj, gjë që është shndërruar në praktikë të zakonshme, për shkak të dallimit të konsiderueshëm në çmime në të dyja vendet.

Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit, menjëherë pas përplasjes, tha policia.

XS
SM
MD
LG