Një gjykatë në Islamabad e dënoi me vdekje ish-udhëheqësin ushtarak të Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharraf.
Ai u dënua në mungesë, pasi u shpall fajtor për tradhti.
Musharraf ka marrë udhëheqjen e Pakistanit me një grushtshtet në vitin 1999 dhe ka shërbyer si president i këtij vendi nga viti 2001 deri më 2008.
Qysh në vitin 2016, ai ndodhet në Dubai, ku ka shkuar për trajtim mjekësor.
Akuzat për tradhti lidhen me vendimin e Musharrafit më 2007, për të pezulluar kushtetutën dhe për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Ky veprim - me synim të zgjatjes së mandatit të tij - shkaktoi protesta masive dhe Musharraf dha dorëheqje më 2008.
Musharraf është udhëheqësi i parë ushtarak që u gjykua në Pakistan për shkelje të kushtetutës.
Ushtria ka sunduar Pakistanin për pothuajse gjysmën e kohës prejse është pavarësuar nga Britania, më 1947.