Ndërlidhjet

Khan: Miliona myslimanë mund të largohen nga India

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan duke iu drejtuar Forumit Botëror për Refugjatët.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan duke iu drejtuar Forumit Botëror për Refugjatët.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se miliona myslimanë mund të largohen nga India, për shkak të shtet-rrethimit në territorin e diskutueshëm të Kashmirit dhe ligjit të ri të shtetësisë së Indisë.

Ai paralajmëroi rrezikun e një krize të re refugjatësh.

"Ne jemi të shqetësuar se ajo mund të çojë në një konflikt midis dy vendeve që posedojnë armë bërthamore", tha Khan gjatë një adresimi në Forumin Botëror për Refugjatët në Gjenevë.

"Vendi ynë nuk do të jetë në gjendje të strehojë më shumë refugjatë", shtoi ai.

Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin Nju Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani.

India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin.

Jeta në Kashmir pas heqjes së autonomisë

Një grua ecë nëpër rrugët e boshatisura të Kashmirit.&nbsp;India, pas revokimit të autonomisë ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe kufizime të lëvizjeve.<br />
&nbsp;
1/15 Një grua ecë nëpër rrugët e boshatisura të Kashmirit. India, pas revokimit të autonomisë ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe kufizime të lëvizjeve.
 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Dhoma e pritjes së një hoteli është e zbrazët. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se revokimi i autonomisë do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e &quot;terrorizmit dhe separatizmit&quot;.
2/15 Dhoma e pritjes së një hoteli është e zbrazët. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se revokimi i autonomisë do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një grua kalon pranë një xhamie në Kashmirin e banuar me shumicë myslimane.&nbsp;
3/15 Një grua kalon pranë një xhamie në Kashmirin e banuar me shumicë myslimane. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Burrat ngasin një motoçikletë në një treg të mbyllur.&nbsp;
4/15 Burrat ngasin një motoçikletë në një treg të mbyllur. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet në Kashmir, këto taksi nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë nga ky vendparkim.<br />
&nbsp;
5/15 Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet në Kashmir, këto taksi nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë nga ky vendparkim.
 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një burrë lutet në xhami.&nbsp;Rajonin e Kashmirit e pretendon edhe Pakistani. Kryeministri pakistanez, Imran Khan, paralajmëroi për rrezikun e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, sikurse ajo e Srebrenicës.&nbsp;
6/15 Një burrë lutet në xhami. Rajonin e Kashmirit e pretendon edhe Pakistani. Kryeministri pakistanez, Imran Khan, paralajmëroi për rrezikun e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, sikurse ajo e Srebrenicës. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një grua kalon pranë forcave të sigurisë indiane. Pas revokimit të autonomisë, India dërgoi mijëra trupa në rajon.&nbsp;
7/15 Një grua kalon pranë forcave të sigurisë indiane. Pas revokimit të autonomisë, India dërgoi mijëra trupa në rajon. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një pompë derivateve që është mbyllur .&nbsp;
8/15 Një pompë derivateve që është mbyllur . 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Punëtorët e një gazete lokale pinë çaj gjatë pauzës.&nbsp;Linjat telefonike dhe shërbimet e internetit, po ashtu vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kashmir, me qëllim të parandalimit të trazirave.
9/15 Punëtorët e një gazete lokale pinë çaj gjatë pauzës. Linjat telefonike dhe shërbimet e internetit, po ashtu vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kashmir, me qëllim të parandalimit të trazirave.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një grua nga Kashmiri ecë në rrugët e boshatisura.&nbsp;
10/15 Një grua nga Kashmiri ecë në rrugët e boshatisura. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Kufizimet kanë ndalur edhe aktivitetet sportive. Një person ecë brenda një stadiumi të boshatisur.&nbsp;
11/15 Kufizimet kanë ndalur edhe aktivitetet sportive. Një person ecë brenda një stadiumi të boshatisur. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një burrë nga Kashmiri lundron me një barkë tradicionale.&nbsp;
12/15 Një burrë nga Kashmiri lundron me një barkë tradicionale. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Gazetarët punojnë në një qendër të mediave.&nbsp;Retorika mes Indisë dhe Pakistanit vetëm sa po tensionohet.&nbsp;Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
13/15 Gazetarët punojnë në një qendër të mediave. Retorika mes Indisë dhe Pakistanit vetëm sa po tensionohet. Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një park i fëmijëve, por aty nuk dëgjohet asnjë zë fëmije.&nbsp;
14/15 Një park i fëmijëve, por aty nuk dëgjohet asnjë zë fëmije. 
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Një burrë lexon gazetën ndërsa të tjerët blejnë perime.&nbsp;Pakistani ka hedhur poshtë mundësinë e përgjigjes ushtarake ndaj vendimit të Indisë për t&rsquo;i hequr statusin special rajonit të Kashmirit.
15/15 Një burrë lexon gazetën ndërsa të tjerët blejnë perime. Pakistani ka hedhur poshtë mundësinë e përgjigjes ushtarake ndaj vendimit të Indisë për t’i hequr statusin special rajonit të Kashmirit.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Previous slide
Next slide

Ndërkaq, ligji i ri për shtetësi i Indisë, të cilit iu referua kryeministri pakistanez, ka shkaktuar pakënaqësi edhe brenda Indisë. Vendi është përfshirë nga protestat e dhunshme në të cilat kanë vdekur së paku gjashtë persona.

Ligji lejon që jomyslimanët nga Bangladeshi, Pakistani dhe Afganistani, të cilët kanë hyrë në Indi në mënyrë të paligjshme, të bëhen shtetas.

Kritikët thonë se ligji është pjesë e agjendës së qeverisë për të margjinalizuar myslimanët dhe se shkel parimet laike, të përcaktuara me kushtetutë.

Qeveria mohon çdo paragjykim fetar dhe thotë se myslimanët nuk janë të përfshirë në ligjin e ri, sepse nuk janë pakicë fetare dhe nuk kanë nevojë për mbrojtjen e Indisë.

XS
SM
MD
LG