Ndërlidhjet

Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të kushtojnë rreth 12.6 miliardë dollarë


Ilustrim.
Ilustrim.

Organizatorët e Lojërave Olimpike që do të mbahen më 2020 në Tokio ende nuk kanë vendosur se kush do të paguajë për bartjen e maratonës së vrapimit në qytetin verior, Saporo.

Ata kanë thënë se këto Lojëra pritet të kushtojnë 1.35 trilion yen (12.6 miliardë dollarë), duke mos ndryshuar shifrat nga planifikimet e vitit të kaluar, mirëpo aty nuk janë përfshirë 3 miliardë yen për bartje të këtyre garave nga Tokio për shkak të motit të nxehtë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka habitur organizatorët e Lojërave Olimpike në muajin tetor, kur ka njoftuar se maratona duhet të bartet në Saporo për shkak të verës me të nxehtë me të cilën mund të përballet Tokio.

“Për shpenzimet shtesë, natyrisht neve na duhet të diskutojmë me Komitetin”, ka thënë drejtori për financa i këtij organizimi, Gakuji Ito.

Ai ka thënë mes tjerash, se vendimi për këtë çështje do të merret vitin e ardhshëm.

Buxheti për organizim të Lojërave Olimpike është i ndarë në mes të komitetit organizativ dhe qeverive, lokale e nacionale.

Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht.

XS
SM
MD
LG