Ndërlidhjet

Bjellorusët sërish protestojnë kundër integrimit me Rusinë


Protesta e sotme në Minsk të Bjellorusisë.

Qytetarët në Minsk të Bjellorusisë kanë dalë në rrugë sot, për të kundërshtuar integrimin më të madh ndërmjet Bjellorusisë dhe Rusisë.

Protesta e sotme vjen pasi të pakën 1,500 persona u mblodhën më 20 dhjetor në kryeqytetin bjellorus, teksa presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka u takuan në Shën Petersburg për të negociuar lidhur me një seri të veprimesh, që duhen të ndërmerren me qëllim që këto dy shtete të thellojnë bashkëpunimin.

Protesta e 20 dhjetorit ishte e treta gjatë këtij muaji dhe është mbajtur pavarësisht paralajmërimeve nga policia dhe arrestimeve të aktivistëve.

Në Shën Petersburg, Lukashenka dhe Putin dështuan të arrijnë marrëveshje lidhur me një varg çështjesh, përfshirë këtu naftën, gazin, taksat.

Dy liderët kishin tentuar që të arrinin një marrëveshje edhe më 7 dhjetor në Soçi. Ata shpresonin se marrëveshja do të nënshkruhej në 20-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Bashkimit.

Bjellorusia dhe Rusia e kishin nënshkruar këtë marrëveshje më 1999 dhe që kishte për qëllim të krijonte një shtet të unifikuar, por dy dekada pas nënshkrimit të këtij traktati, zotimet e dhëna aty kanë mbetur vetëm në letër.

Minsku varet nga nafta ruse dhe nga subvencionet vjetore që Moska jep për Bjellorusinë.

XS
SM
MD
LG