Ndërlidhjet

Bllokimi i Wikipedia-s në Turqi " përbën shkelje të lirisë së shprehjes"


Ilustrim.

Gjykata Kushtetuese në Turqi ka thënë se bllokimi i qasjes në enciklopedinë online, Wikipedia brenda territorit të Turqisë, përbën shkelje të lirisë së shprehjes, ka thënë një avokat që ka përfaqësuar organizatën.

Ky vendim hap rrugën për largim të kufizimit të kësaj faqeje, e cila është vënë më 2017 për shkak të teksteve në të cilat Turqia akuzohej për lidhje me organizata terroriste.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se vendimi i gjykatës është miratuar me një shumicë prej 10 votave.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur se janë shkelur të drejtat në rastin tonë për Wikipedia”, ka thënë një avokat që përfaqëson këtë trup, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Përfaqësues të gjykatave nuk kanë komentuar vendimin.

Kjo faqe ishte bllokuar në prill të vitit 2017 kur një vëzhgues i telekomunikimeve ka cituar një ligj që ka lejuar kufizimin e qasjes, me arsyetimin se ajo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

XS
SM
MD
LG