Ndërlidhjet

Marina australiane zhvendos mijëra persona si pasojë e zjarreve


Pamje nga Australia më 2 janar.
Pamje nga Australia më 2 janar.

Marina australiane ka evakuuar rreth 1,000 turistë dhe banorë që janë bllokuar në qytezën Mallakuta të Viktorias, si pasojë e zjarreve.

Deputeti lokal, Darren Chester, e ka cilësuar këtë veprim si “zhvendosje të pashembullt të civilëve”.

Rreth 4,000 banorë dhe turistë kanë ikur drejt plazheve të Australisë në mbrëmjen e së hënës, duke u ikur po ashtu zjarreve.

Kryetari i Viktorias, Daniel Andrews ka shpallur gjendje të katastrofës shtetërore në gjashtë zona, përfshirë Mallakutan.

“Disa njerëz dëshirojnë të shkojmë, të tjerë kanë dëshirë të qëndrojnë”, ka thënë ai për evakuimet.

Përgjatë fundjavës parashikohet që temperatura edhe më të larta dhe erëra të fuqishme të prekin Australinë, duke rezultuar me atë që zyrtarët e konsiderojnë si “zgjerim i zjarrit jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Mijëra persona po ashtu janë parë duke ikur në vendin fqinj, Uellsi i Ri Jugor, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për një javë.

Nga muaji shtator, zjarret kanë lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur.

Zjarret deri më tani kanë shkatërruar më shumë se 1,300 shtëpi.

Lexoni edhe këtë artikull: Kryeministri australian pritet me kritika në Kobargo për shkak të zjarreve

XS
SM
MD
LG