Ndërlidhjet

Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku


Forcat gjermane dhe ato kurde në Irak (foto nga arkivi).
Forcat gjermane dhe ato kurde në Irak (foto nga arkivi).

Ushtria gjermane njoftoi më 7 janar se do të tërheqë një pjesë të trupave të saj nga Iraku.

Ushtarët gjermanë janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë.

Gjermania tha se forcat e saj do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt.

Vendimi u mor për shkak të tensioneve midis SHBA dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Përveç ushtarëve pranë Bagdadit, Gjermania ka trupa në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë.

Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon.

Parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Ministri i Jashtëm gjermna, Heiko Maas, i tha transmetuesit publik ZDF se ai ishte i shqetësuar për mundësinë e ringjalljes së mundshme të Shtetit Islamik, nëse trupat e huaja largohen shpejt nga Iraku.

"Askush nuk e dëshiron atë", tha ai.

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si "terrorist".

XS
SM
MD
LG