Ndërlidhjet

SHBA-ja u ndalon kompanive ajrore amerikane fluturimet mbi Iran dhe Irak


Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar gjitha fluturimet e transportuesve amerikanë në Irak, Iran dhe në Gjirin Persik, pas sulmeve me raketa ndaj forcave amerikane në Irak, më 8 janar.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) lëshoi një njoftim për ndalesën e “operatorëve të aviacionit civil, nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irak, Iran dhe ujërat e Gjirit Persik si dhe të Gjirit të Omanit".

FAA do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë.

Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike, nga territori i tij, duke synuar të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë personelin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

FAA tha se ndalimi i fluturimeve në këtë hapësirë ajrore bëhet "për shkak të aktiviteteve të ngritura ushtarake dhe tensioneve të rritura politike në Lindjen e Mesme, të cilat paraqesin një rrezik për operacionet e aviacionit civil të SHBA-së.

XS
SM
MD
LG