Ndërlidhjet

Avioni që u rrëzua në Iran, bëri përpjekje të kthehej


Vendi ku u rrëzua aeroplani në Iran
Vendi ku u rrëzua aeroplani në Iran

Aeroplani i Ukrainës që u rrëzua të mërkurën në Iran, me 176 njerëz në bord, ka bërë përpjekje të kthehej në aeroport, thanë hetuesit iranianë.

Boeingu 737-800 u rrëzua vetëm disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Hetimet fillestare zbuluan se avioni ka pasur një problem derisa po dilte nga zona e aeroportit dhe se është përfshirë nga flakët.

"Aeroplani, i cili fillimisht u nis drejt perëndimit, ndryshoi drejtimin për shkak të një problemi. Ai ka qenë duke u kthyer në aeroport në momentin kur është rrëzuar", tha shefi i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh.

Më herët, Irani tha se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë - me të dhëna nga fluturimi - te Boeingu apo Shtetet e Bashkuara.

Me rregullat globale të aviacionit, Irani ka të drejtë t'i udhëheqë hetimet, por kompanitë e prodhimit janë shpesh të përfshira.

Rrëzimi i aeroplanit ndodhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Megjithatë, nuk ka prova se dy ngjarjet janë të lidhura.

Tensionet Uashington-Teheran kanë arritur kulmin prejse SHBA-ja ka vrarë me dron një komandant të lartë ushtarak të Iranit, më 3 janar.

XS
SM
MD
LG