Ndërlidhjet

Merkel dhe Putin do të diskutojnë për tensionet në Lindjen e Mesme


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të vizitojë Moskën të shtunën për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me ngritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Kremlini tha se në takim do të adresohet “situata në Siri dhe Libi si dhe eskalimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit më 3 janar”.

Sulmi ajror i SHBA-së la të vdekur gjeneralin Iranian Qasem Soleimani, që kishte drejtuar Forcën Kudsi të Iranit, ushtri e huaj nën hijen e Gardës Islamike Revolucionare , të cilat ishin emëruar organizata terroriste nga SHBA-ja.

Sulmi kishte ngritur frikën e një konflikti të ri të armatosur në rajon.

Pjesë e këtyre tensioneve është edhe rrëzimi i aeroplanit ukrainas duke lënë të vrarë 176 pasagjerë menjëherë pas nisjes nga Teherani. Irani deklaroi të shtunën se gabimisht kishte rrëzuar aeroplanin ukrainas.

Merkel dhe Putin ishin takuar muajin e kaluar në Paris si pjesë e përpjekjeve për të vendosur armëpushimin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG