Ndërlidhjet

Boeing zbulon një problem të ri në aeroplanët 737 Max


Aeroplanë të tipit 737 Max.

Kompania amerikane e prodhimit të aeroplanëve, Boeing, tha se ka zbuluar një problem të ri në furnizimin e aeroplanët e tipit 737 Max.

Kompania Boeing tha se ka njoftuar Administratën Federale të Aviacionit lidhur me këtë problem.

Një person që ka njohuri me situatën tha se problemi ka të bëjë me programin që verifikon nëse monitoruesit mund të gjurmojnë sistemet kyçe të aeroplanit për të parë nëse funksionojnë siç duhet.

Kompania Boeing është përballur me probleme pasi dy aeroplanët e tipit 737 Max u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi vitin e kaluar, duke lënë të vdekur 346 persona, gjë që çoi autoritetet në mbarë botën të ndalojnë fluturimet e këtij tipi të aeroplanëve.

XS
SM
MD
LG