Ndërlidhjet

Netanyahu: Irani, regjimi më anti-semitik në planet


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.

“Nuk do të ketë një tjetër Holokaust”, ka thënë Netanyahu në Jerusalem, ku janë mbledhur më shumë se 40 personalitete të larta shtetërore.

Ai ka thënë në Forumin Ekonomik të Holokaustit se “ne duhet të shohim një qëndrim të përbashkët kundër regjimit më anti-semitik në planet, një regjim që hapur synon të zhvillojë armë bërthamore për të asgjësuar shtetin hebre”.

Nën-presidenti amerikan, Mike Pence i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “qëndrojë i fortë” kundër Izrealit, duke e cilësuar si shtetin e vetëm në botë ku mohimi i Holokaustit është “politikë shtetërore”.

Teherani, që mohon se është duke tentuar të zhvillojë armë bërthamore, ka kundërshtuar edhe pretendimet për anti-semitizëm. Ky vend thotë se ndonëse nuk e pranon shtetin hebre dhe përkrah palestinezët, nuk e ka asnjë problem me popullin hebre duke përfshirë minoritetin hebre në Iran.

Ngjarja e zhvilluar në Jerusalem vjen në kohën e rritjes së dhunës kundër hebrenjve në Evropë dhe gjithë botën.

Më shumë se 1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj janë vrarë në kampin e dytë të Aushvicit, Birkenau, pas pushtimit të Polonisë nga Gjermanisë Naziste.

Përveç tyre, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj.

XS
SM
MD
LG