Ndërlidhjet

QKUK: Shënohet edhe një viktimë si pasojë e gripit sezonal


Ilustrim
Ilustrim

Gripi sezonal i emëruar si grip me influencë “A” ka shënuar përhapje më të madhe gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.

Një grua e moshës 50 vjeçare, nga rajoni i Pejës, ka ndërruar jetë të enjtën, duke shënuar kështu viktimën e dytë si pasojë e këtij gripi, tha për Radion Evropa e Lirë, infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi theksoi se të dy pacientët kanë vuajtur nga sëmundje respiratore kronike.

“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar 3 pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore”.

Lexoni edhe këtë: Kujdes me gripin!

Ai shtoi se në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga muaji dhjetor i vitit 2019, së paku 16 pacientë janë trajtuar nga gripi sezonal.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se më shumë se 16 mijë është numri i raportuar i personave të prekur me grip muajt e fundit në nivel vendi.

Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3 mijë janë cilësuar si infeksione respiratore akute kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.

XS
SM
MD
LG