Ndërlidhjet

Veterani i basketbollit Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter


Kobe Bryant
Kobe Bryant

Ish-basketbollisti i njohur i Shteteve të Bashkuara, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë të dielën pas përplasjes së helikopterit të tij privat me të cilin po udhëtonte në Kaliforni.

Bryant, 41 vjeç, dhe vajza e tij, Gianna, 13 vjeçe, janë në mesin e nëntë njerëzve të vdekur nga kjo përplasje.

Bryant, pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.

NBA lëshoi një deklaratë, duke thënë se ndjehet "e shkatërruar nga vdekja tragjike e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna".

"Për 20 sezone, Kobe na tregoi se çfarë është e mundur kur talenti i jashtëzakonshëm përzihet me një përkushtim absolut për të fituar", u tha në deklaratën e NBA-së.

XS
SM
MD
LG