Ndërlidhjet

SHBA-ja këshillon shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Kinë


Departamenti i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar shtetasit amerikanë, që të ndalojnë të gjitha udhëtimet në Kinë, pas deklarimit të një emergjence globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri është rritur në atë vend aziatik, dhe po vazhdon përhapja e infeksionit, edhe në pjesë tjera të botës.

Një njoftim i postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit më 30 janar thotë: "Mos udhëtoni në Kinë për shkak të koronavirusit të ri të identifikuar për herë të parë në Vuhan".

Autoritetet kineze kanë zbuluar 9.692 raste të konfirmuara me virusin derisa numri i vdekjeve ka arritur në 213 njerëz.

Pjesa më e madhe e rasteve kanë qenë në qytetin Vuhan, që konsiderohet epiqendra e shpërthimit, dhe në provincën Hubei.

Numri në rritje bëri që Organizata Botërore e SHëndetësisë, të deklarojë një emergjencë globale. Organizata e përshkruan situatën si një "ngjarje të jashtëzakonshme" që përbën një rrezik për vendet e tjera dhe kërkon një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG