Ndërlidhjet

Paralajmërimi i SHBA-së për udhëtime drejt Kinës, "i pavend"


Ilustrim i koronavirusit të ri.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të rritur nivelin e paralajmërimit për udhëtime drejt Kinës nuk është në linjë me faktet dhe është i pavend, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje shteteve të shmangin kufizimet në udhëtim, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit tani ka rritur nivelin e paralajmërimit për udhëtim në Kinë, njëjtë sikurse ai që ekziston për Irakun dhe Afganistanin.

Kjo Organizatë ka shpallur të enjten emergjencë globale për këtë virus.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera janë duke marrë masa për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit të ri, që fillimisht ka shpërthyer në qytetin kinez Vuhan.

Deri më tani 213 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, derisa 9,800 të tjerë janë infektuar.

Koronavirusi është një familje e gjerë virusesh.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Sa në të vërtetë i rrezikshëm është koronavirusi?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:25 0:00

XS
SM
MD
LG