Ndërlidhjet

SHBA-ja i paralajmëron qytetarët e saj për sulmet seksuale në Spanjë


Madrid, Spanjë

Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim për qytetarët e tyre që vizitojnë Spanjën, për shkak të rritjes së numrit të sulmeve të raportuara seksuale në këtë vend.

Studentët dhe turistët këshillohen "të pinë me kontroll" dhe të shmangin udhëtimin vetëm.

Udhëzimet i publikoi Ambasada e SHBA-së në Spanjë, e cila po ashtu i këshilloi qytetarët që t'i mësojnë të drejtat që u takojnë.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka raportuar rritje të vazhdueshme të sulmeve seksuale në shkallë vendi, në vitet e fundit.

Në janar, tri vajza amerikane kanë thënë se janë sulmuar seksualisht në një festë të Vitit të Ri, në qytetin jugor spanjoll Murcia.

Policia ka marrë në pyetje tre të dyshuar, të cilët e kanë mohuar çdo keqbërje, por rasti vazhdon ende.

Sipas shifrave të fundit nga organizata spanjolle për të drejtat e njeriut "Geoviolencia Sexual", në Spanjë ka pasur 73 raste të sulmeve seksuale në vitin 2019.

Organizata ka raportuar 60 raste të sulmeve të tilla në vitin 2018 dhe vetëm 14 më 2017.

XS
SM
MD
LG