Ndërlidhjet

Ish-presidenti i Sudanit do t'i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale


Omar al-Bashir para një Gjykate në Sudan.

Drejtuesit e Sudanit do të dorëzojnë ish-presidentin, Omar al-Bashir në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Ish-presidenti përballet me akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për konfliktin që shpërtheu në rajonin e Darfurit në vitin 2003.

Al-Bashir erdhi në pushtet përmes një grusht-shteti ushtarak në vitin 1989 dhe sundoi vendin me “grusht të hekurt”.

Ai u rrëzua nga posti në prill të vitit 2019.

Një Këshill Ushtarak mori udhëheqjen e vendit, pas protestave të dhunshme kundër presidentit al-Bashir.

Por, protestuesit vazhduan qëndimin në rrugë edhe pas rrëzimit nga posti të presidentit al-Bashir, duke kërkuar një transferim të pushtetit te një qeveri civile.

Në gusht të vitit 2019, Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Sipas marrëveshjes së arritur, një këshill i pavarur, i përbërë nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë, do të udhëheqë me vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Të dyja palët u pajtuan që kryesimin e këtij këshilli ta bëjnë me rotacion, për tre vjetët e ardhshme.

XS
SM
MD
LG