Ndërlidhjet

Universitetet Harvard dhe Yale hetohen për pranim të fondeve të huaja


Pamje nga Universiteti Harvard në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur hetime për universitet Harvard dhe Yale pas dyshimeve për pranim të fondeve të padeklaruara nga shtete të huaja, përfshirë Arabinë Saudite dhe Kinën.

Departamenti amerikan për Edukim ka thënë se këto institucione nuk kanë raportuar në hollësi për qindra miliona dollarë të marra si dhurata të huaja.

Këto dy institucione në anën tjetër i kanë thënë BBC-së se janë duke përgatitur përgjigje për qeverinë.

Sipas ligjit amerikan, universiteteve u kërkohet të raportojnë të gjitha dhuratat e marra nga burime të huaja që tejkalojnë shumën e 250,000 dollarëve.

Prej muajit korrik të vitit të kaluar, Departamenti i Edukimit ka thënë se ka zbuluar dhurata të pranuara në vlerë të 6.6 miliardë dollarëve nga disa shtete përfshirë, Katarin, Kinën, Arabinë Saudite dhe Emirate e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët më parë kanë përshkruar shpenzimin e fondeve të huaja në universitete amerikane si “vrimë të zezë”.

“Kjo ka të bëjë me transparencën. Nëse kolegjet dhe universitetet janë duke pranuar para dhe dhurata nga jashtë, studentët, donatorët dhe taksapaguesit meritojnë të kuptojnë çfarë vlere kanë dhe nga kush vijnë”, ka thënë Sekretarja amerikane për Edukim, Betsy DeVos.

“Fatkeqësisht sa më shumë thellohemi, aq më shumë e kuptojmë se shumë mjete nuk janë raportuar mirë, ose nuk janë raportuar fare”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG