Ndërlidhjet

SHBA-ja evakuon pasagjerët nga anija që është në karantinë për shkak të koronavirusit


Dy persona kanë vendosur maska, teksa qëndrojnë në anijen Diamond Princess.

Shtetet e Bashkuara thonë se do të dërgojnë një avion në Japoni, për të sjellë në SHBA pasagjerët që gjenden në karantinë, në anijen Diamond Princess.

Ambasada amerikane në Tokio tha sot se avioni amerikan do të arrijë më 16 shkurt duke rekomanduar “kujdes të shtuar” në mënyrë që shtetasit amerikan të ktheheshin në SHBA për monitorim të mëtejmë.

Pasagjerët e kësaj anijeje do të dërgohen në karantinë për 14 ditë sapo të arrijnë në SHBA dhe nëse ata zgjedhin që të mos udhëtojnë me këtë avion, ata nuk do të mund të kthehen në SHBA “për një periudhë kohore”, tha ambasada.

Anija e pasagjerëve ka qenë në karantinë, që prej se arriti në Yokohama më 3 shkurt, pasi një person që kishte zbarkuar në Hong Kong – përpara se anija të lundronte drejt Japonisë – ishte diagnostifikuar me koronavirusin e ri.

Në bordin e kësaj anije janë rreth 3,700 pasagjerë, ku 67 prej tyre janë diagnostifikuar me virusin e ri, kanë njoftuar autoritetet japoneze.

XS
SM
MD
LG