Ndërlidhjet

Khan: Nuk ka streha të sigurta për militantët në Pakistan


Kryeministri pakistanez, Imran Khan.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan ka kundërshtuar sërish akuzat se shteti që ai drejton është duke strehuar militantë dhe ka insistuar që qeveria e tij ka bërë “gjithçka” për të ndërmjetësuar procesin e paqes në shtetin fqinj, Afganistan.

“Normalisht, ka ekzistuar një ide që forcat e sigurisë në Pakistan kanë pasur politikën e tyre dhe qeveria ka pasur politikë tjetër. Kjo gjë nuk ekziston më në Pakistan”, ka thënë Khan më 17 shkurt, në një konferencë në Islamabad, duke shënuar 40 vjet prej kur qindra mijëra afganë kanë hyrë si refugjatë në këtë shtet.

Pakistani shihet si çelës i zbatimit të marrëveshjes eventuale për paqe në Afganistan. Zyrtarët amerikanë dhe ata afganë kanë akuzuar për kohë të gjatë agjencinë pakistaneze të spiunimit për strehim të militantëve talibanë.

Islamabadi në anën tjetër ka mohuar vazhdimisht akuzat.

“Pavarësisht situatës në të kaluarën, tani mund t’ju them se të gjithë ne duam paqe në Afganistan”, ka thënë Khan.

Ai ka thënë se me 2.7 milionë refugjatë afganë që jetojnë në Pakistan, është e pamundshme që deklarohet se nuk ka pasur militantë të fshehur mbrapa tyre, ndonëse sipas kryeministrit, qeveria e tij ka bërë gjithçka që ka mundur për të parandaluar sulmet në Afganistanit, duke përfshirë ndërtimin e ndalesave kufitare.

Ndërkohë, i dërguari amerikan në bisedimet për Afganistan, Zalmay Khalilzad, ka thënë se “është optimist” për arritjen e marrëveshjes për paqe me talibanët.

Shfi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka thënë në një takim të ministrave më 17 shkurt, se talibanët janë pajtuar për ulje të shkallës së dhunës në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për paqe me Shtetet e Bashkuara.

Kjo marrëveshje është thënë se mund të arrihet më 29 shkurt.

Megjithatë, sulmet kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës, pasi talibanët kanë vrarë të paktën pesë ushtarë afganë në provincën Kunduz.

XS
SM
MD
LG