Ndërlidhjet

Turqia dhe Rusia rifillojnë bisedimet për situatën në Siri


Rajoni i Idlibit në Siri.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se kishte disa përafrime me Rusinë në bisedimet për rajonin Idlib të Sirisë, por shtoi se diskutimet nuk ishin ende në një nivel të dëshiruar

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se forcat turke do të ndërmarrin një operacion "të menjëhershëm" në Siri, për t'i dhënë fund sulmit brutal të regjimit sirian, ndaj bastionit të fundit që mbahet nën kontroll nga rebelët anti-qeveritar.

Turqia mbështet rebelët që luftojnë kundër forcave të presidentit Bashar al-Asad, i cili gëzon përkrahjen e Rusisë dhe Iranit.

Duke folur për transmetuesin TRT Haber, Cavusoglu tha se Turqia dhe Rusia do të intensifikojnë bisedimet e tyre për situatën në Idlib në ditët në vijim, duke shtuar se Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin mund të diskutojnë gjithashtu për këtë çështje.

Organizatat humanitare kanë bërë thirrje për një armëpushim urgjent dhe një ndihmë ndërkombëtare, për gati një milion njerëz, që po ikin nga sulmi i forcave qeveritare në provincën veri-perëndimore të Idlibit.

Në fillim të kësaj jave, Kombet e Bashkuara thanë se të shpërngulurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë dhe paralajmëruan që foshnjat po vdisnin nga të ftohtit sepse kampet janë të mbipopulluara.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

XS
SM
MD
LG