Ndërlidhjet

Shfuqizohen vendimet për konsuj diplomatikë


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar për shfuqizimin e vendimeve për konsuj diplomatikë.

Ai ka thënë në një postim në rrjetin social, Facebook se vendimet për emërime të konsujve kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Përveç kësaj, Konjufca ka bërë të ditur edhe emrat e 14 personave që ishin angazhuar si konsuj nëpër ambasada e konsullata të ndryshme të Kosovës në botë, të cilët preken nga vendimi i ri.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, Kosova ka 31 konsullata në botë.

XS
SM
MD
LG