Ndërlidhjet

Policia shqiptare arreston 115 persona për organizim të lojërave të fatit


Pjesëtarë të policisë shqiptare, ilustrim.
Pjesëtarë të policisë shqiptare, ilustrim.

Policia shqiptare tha të premten se ka ndërmarrë një aksion për mbylljen e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit.

Aksioni i policisë ndodhi një vit pasi autoritetet shqiptare ndaluan aktiviteteve të tilla.

Më shumë se 1.500 policë morën pjesë në operacionin që u zhvillua në Tiranë dhe shtatë qytete të tjera, derisa ndeshjet e futbollit të Ligës Evropiane u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes.

Përmes një deklarate policia tha se arrestoi 115 persona dhe 26 të tjerë po hetohen.

“Ata janë pronarë, menaxherë ose punonjës të këtyre bastoreve. Policia konfiskoi gjithashtu 140,000 euro dhe qindra kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike”, është thënë në njoftimin e policisë.

Në vitin 2018, parlamenti i Shqipërisë votoi për heqjen e lojërave të fatit nga zonat e banuara.

Kazinot tani lejohen vetëm në disa hotele të mëdha.

Megjithatë, shumë aktivitete të tilla kanë vazhduar të funksionojnë në fshehtësi.

Faqet e basteve online të drejtuara nga jashtë, janë gjithashtu të paligjshme në qytetet e Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG