Ndërlidhjet

Pompeo viziton Omanin


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në takim me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në takim me Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të premten me udhëheqësin e ri të Omanit, Sulltan Haitham bin Tariq, njoftuan mediat shtetërore të Omanit, raporton AFP.

Pompeo është zyrtari i parë i nivelit të lartë amerikan, që takoi liderin e Omanit që kur ai pasoi pas sulltanin e mëparshëm Qaboos bin Said, i cili vdiq më 10 janar në moshën 79 vjeç.

Ekspertët thonë se sundimtari i ri i Omanit, ka të ngjarë të vazhdojë politikat e jashtme të mbretërimit të pesë dekadave të kushëririt të tij.

Një aleat për vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Omani kultivoi statusin e një aktori neutral, duke mbajtur lidhje të afërta me Iranin.

Pompeo arriti në Oman nga Riadi, ku ai siguroi aleatin e ngushtë të SHBA-së, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman se "Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Arabinë Saudite përballë, kërcënimit të vazhdueshëm të paraqitur nga regjimi iranian."

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara forcuan praninë e saj ushtarake në Arabinë Saudite pas një serie sulmesh në Gjirin Persik, për të cilat Uashingtoni dhe Riadi fajësuan Iranin.

Omani shpesh ka vepruar si ndërmjetës midis Iranit dhe armiqve të tij rajonal.

Vendi luajti një rol kryesor në lehtësimin e bisedimeve që përfshinin Shtetet e Bashkuara, dhe të cilat çuan në marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore në vitin 2015.

Presidentit amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit..

Irani u hakmor duke ulur disa prej angazhimeve të tij bërthamore.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se e njëjta i mundësonte Iranit të posedojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG